Rritja e pagës minimale dhe kostoja te biznesi, Xhafaj: Ne qendër të vëmendjes shumica e qytetarëve

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2023, 21:25 | Ekonomi
Rritja e pagës minimale dhe kostoja te biznesi, Xhafaj: Ne qendër

Deputeti socialist Etjen Xhafaj ishte i ftuar në A2 Business, ku foli në lidhje me politikat e qeverisë për rritjen e pagës minimale dhe nëse ndikon kjo gjë në rritjen e kostos për biznesin.

Sipas Xhafaj, qeveria socialiste që në krye të herës ka pasur në vëmendje shumicën e qytetarëve duke përmendur uljen e taksave dhe aplikimin e paketave për të zvogëluar efektet e krizës globale

“Nuk besoj se është çështje e rritjes së kostove të biznesit. Qeveria prej disa vitesh po aplikon një politik që ka të bëjë më uljen e taksave për shumicën e qytetarëve që marrin të ardhura nën dy pragjet dhe aplikimin e taksës zero për biznesin e vogël për të stimuluar ekonominë dhe konsumin. Ajo që po ndodh me pagën minimale është një hap i domosdoshëm pasi ne shumë shpesh kemi diskutuar për nevojën që kemi pasur gjithmonë për të krahasuar pagën mesatare në Shqipëri me pagat e rajonit. Ajo që po ndodh me pagën minimale është që po rritet më lart dyshemeja për të mundësuar një akses të popullsisë pranë forcave të punës. Pakoja e madhe është në shërbim të asaj që është kriza imediate që jemi duke përjetuar. Ajo prek 1 milion shqiptar dhe mitigon efektet inflacionit dhe krizës së çmimeve”, tha Xhafaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024