Rritja e pagës minimale, Shano: Është thjesht një taksë, duhet të kemi më të ultën në rajon

Nga A2 CNN
17 Mars 2023, 21:04 | Ekonomi
Rritja e pagës minimale, Shano: Është thjesht një

Eksperti i ekonomisë, Dritan Shano reagoi pas vendimit të qeverisë për rritjen e pagës minimale dhe thirrjes së kryeministrit Edi Rama për bizneset që të ndërmarrin sforco për të paguar më mirë punëtorët që ata mos largohen në të ardhmen.

Shano deklaron se për të rritur pagat duhet të rritet ekonomia dhe jo e anasjellta, ndërkohë që indekset ekonomike për Shqipërinë e rendisin atë në vendin e fundit në rajon.

Eksperti e sheh rritjen e pagës minimale një taksë që shërben për të rritur të ardhurat për sigurimet në buxhetin e shtetit.

“Tregu i punës më shumë sesa me shpërblimin lidhet me zhvillimin e ekonomisë. Rritja e pagës duhet të vijë se është zhvilluar ekonomia. Nuk mund të jetë rritja e pagës ajo që sjell zhvillim ekonomik. Ne jemi në fund të renditjes në të gjitha indekset. Ne jemi të fundit në rajon për produktivitetin e ekonomisë, duhet të kemi pagën më të ulët në rajon. Është logjikë. Nëse ne e rrisim pagën minimale pa reflektuar produktivitetin e ekonomisë, atëherë  kjo pagë nuk është një rritje, por një taksë, për të rritur të ardhurat për sigurimet në buxhet. Është një gur që i vihet ekonomisë, rritje e kostove për të bërë biznes”, tha Shano.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024