All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rritja e rasteve në Europë, OBSH fajëson mosizolimin e kontakteve të të infektuarve

Nga A2 CNN
20 Tetor 2020, 13:38 | Bota
Rritja e rasteve në Europë, OBSH fajëson mosizolimin e kontakteve
All - Paragraf - 1

Rritja marramendëse e rasteve me koronavirus në hemisferën veriore, i detyrohet kryesisht faktit se personat që kanë pasur kontakte me të infektuar, nuk janë vënë nën karantinë për periudhën e nevojshme.

“Nuk ka ndodhur kudo dhe në mënyrë sistematike, por jam i bindur se kjo është arsyeja kryesore që po shohim shifra kaq të larta. “, u shpreh Michael Ryan, drejtori për emergjencat në OBSH.

All - Paragraf - 3

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë në gjysmën e 48 vendeve europiane që janë pjesë e agjencisë së OKB, rastet me covid-19 janë rritur me 50 për qind.

“Me ardhjen e dimrit në hemisferën veriore, po shohim një përshpejtim të përhapjes së infektimeve, veçanërisht në Europë dhe Amerikën veriore. Me rritjen e rasteve shtohet edhe numri i personave që shtrohen ne spitale apo në terapitë intensive”, shprehet kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ghebreyesus e cilësoi si tejet të rrezikshme dhe të vështirë, situtatën ku kapacitetet në spitale tejkalohen.

All - Paragraf - 6

“E di që jeni lodhur, por virusi ka treguar se kur ulim vigjilenën ai mund të kthehet me shpejtësi marramendëse", vijoi, me tej, kreu i OBSH.

Organizata vlerësoi shtetet e Azisë Lindore për progresin e shënuar në luftën kundër pandemisë.

Europa nuk po arrin të kontrollojë dot shpërthimin e ri të pandemisë, me shumë vende që po shtojnë kufizimet për të frenuar përhapjen. Rajoni i Lombardisë në itali, më i prekuri nga vala e parë e pandemisë, vendosi masën e ndalimqarkullimit pas orës 23:00, një ditë pasi qeveria autorizoi krerët lokalë të kufizojnë aktivitetet publike. Forca të shtuara policore po mbikëqyrin zbatimin e masave të reja në qytetet italiane.

All - Paragraf - 9

Gjermania shënoi një shifër rekord prej gati 6900 të infektuarish në 24 orët e fundit dhe 47 viktima. Qeveria do të investojë 500 milionë euro për të përmirësuar sistemet e ventilimit në ndërtesat publike, me qëllimin për të parandaluar përhapjen. Studimet sugjerojnë se spërklat e infektuara mund të mbesin në ajrin e një dhome për të paktën tetë minuta, dhe qarkullimi i ajrit, shihet si thelbësor për të shmangur transmetimin. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos