Rritja e tensioneve, SHBA zhvendos të gjithë diplomatët nga Ukraina

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2022, 09:55 | Bota
Rritja e tensioneve, SHBA zhvendos të gjithë diplomatët nga

Frika e ndonjë ndërhyrje të mundshme ushtarake dhe rritja e tensioneve pas vendimit të Rusisë për të njohur pavarësinë e Luhanskut dhe Donbasit, ka detyruar autoritetet amerikane të zhvendosë për motive sigurie të gjithë stafin diplomatik në Ukrainë.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, konfirmon se stafi i ambasadës amerikane që ishte zhvendosur më herët nga Kievi në Lviv, tashmë do të qëndrojnë në Poloni.

Nuk dihet se sa do të qëndrojnë diplomatët në Poloni, por sekretari Blinken siguron se ata do të rikthehen në Ukrainë, për të siguruar shërbimet konsullore emergjente. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos