Njohja e Donetskut dhe Luhanskut nga Rusia, SHBA ndërpret tregtinë me këto rajone

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2022, 07:37 | Bota
Njohja e Donetskut dhe Luhanskut nga Rusia, SHBA ndërpret tregtinë me

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, nënshkroi një Urdhër Ekzekutiv për t'iu përgjigjur veprimit të Presidentit Putin, për të njohur të ashtuquajturat Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk, si shtete të pavarura.

Urdhri Ekzekutiv parashikon sanksione ndaj personave dhe entiteteve ruse, si dhe ndalon tregtinë e SHBA-së me këto rajone.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, shkruhet se veprimi i Presidentit Putin bie ndesh me angazhimet e Rusisë, sipas marrëveshjeve të Minskut, hedh poshtë përkushtimin e pretenduar të Rusisë ndaj diplomacisë dhe minon sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Urdhri Ekzekutiv ndalon:

Investimet në të ashtuquajturat rajone Donetsk ose Luhansk të Ukrainës nga një person i Shteteve të Bashkuara, kudo që ndodhet.

Importimin në Shtetet e Bashkuara, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo malli, shërbimi ose teknologjie nga këto rajone.

Eksportimin, rieksportimin, shitjen ose furnizimin, drejtpërdrejt ose tërthorazi, nga Shtetet e Bashkuara, ose nga një person i Shteteve të Bashkuara, kudo që ndodhet, i çdo malli, shërbimi ose teknologjie në të ashtuquajturat rajone DNR ose LNR të Ukrainës.

Megjithatë, Departamenti i Thesarit po lëshon licenca për të siguruar që aktivitetet humanitare dhe aktivitetet e tjera të ngjashme, mund të vazhdojnë në këto rajone. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos