
Dekreti i presidentit rus Vladimir Putin për njohjen e republikave të Luhansk dhe Donjetsk ka sjellë lëvizjen e parë ushtarake. Putin ka dhënë urdhër që trupat ruse të pozicionohen në rajonin e Donbassit, në një mision të cilësuar si paqeruajtës, duke e bërë pothuajse efektive fillimin e manovrave ushtarake në atë territor. Burimet e inteligjencës amerikane shtojnë se ky mund të jetë vetëm hapi i parë i një operacioni më të madh.
Sipas inteligjencës perëndimore, trupat ende nuk janë vënë në lëvizje, por kjo mund të ndodhë pas pak orësh.
Ndërkohë, reagimet e fuqive perëndimore janë tejet të ashpra. Sipas mediave amerikane, një takim midis Putin dhe presidentit amerikan Joe Bidan është tashme pothuajse i pamundur. Sekretari Anthony Blinken deklaroi se Biden do të firmosë një paketë sanksionesh, të targetuara drejt republikave të vetëshpallura, që pengon çdo investim të çdo tipi nga nënshtetas amerikanë në ato rajone, edhe pse këto sanksione ende nuk do të përfshijnë direkt Moskën.
Kievi ndërkohë sheh vetëm gjithmonë e më të rrezikuar nga vendimi i Kremlinit. Ministri i Jashtëm i Kievit Dmytro Kulebe ka kërkuar pr orët e para të së martës një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit së OKB-së, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria. (A2 Televizion)