I njohu si të pavarura, Rusia: Nuk mund të lejonim gjakderdhje në Donetsk dhe Luhansk

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2022, 07:46 | Bota
I njohu si të pavarura, Rusia: Nuk mund të lejonim gjakderdhje në

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, deklaroi se Ukraina Lindore ishte në prag të një aventure të re ushtarake ukrainase që Rusia nuk mund ta lejonte dhe u zotua se nuk do të lejonte një gjakderdhje të re në rajon.

Gjatë fjalës në takimin urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ambasadori rus, Vassily Nebenzia, paralajmëroi gjithashtu fuqitë perëndimore që të mos e përkeqësojnë situatën në Ukrainë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi vendosjen e trupave në dy rajone të shkëputura në Ukrainën lindore, pasi i njohu si të pavarur të hënën, duke përshpejtuar një krizë për të cilën Perëndimi ka frikë se mund të shkaktojë një luftë të madhe.

Kina u bëri thirrje të gjitha palëve të vetëpërmbahen, ndërsa Japonia tha se ishte e gatshme t'i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare ndaj Moskës, në rast të një pushtimi në shkallë të plotë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli