Rritja zgjat vetëm një ditë, euro bie nën 105 lekë pavarësisht blerjeve të Bankës së Shqipërisë

Nga A2 CNN
4 Gusht 2023, 15:15 | Ekonomi
Rritja zgjat vetëm një ditë, euro bie nën 105 lekë

Ka zgjatur vetëm një ditë forcimi i euros. Valuta europiane i është rikthyer rënies. Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, euro po këmbehet mesatarisht për 104.04 lekë duke u zhvlerësuar me 0.66 pikë në 24 orë.

Në shitje euro po këmbehet me 104.66 lekë, ndërsa po blihet për 103.31 lekë. Rënia e euros vjen në të njëjtën ditë që Banka e Shqipërisë realizoi ankandin për blerje valute.

Kjo tregon se pavarësisht tërheqjeve nga tregu i këmbimit valutor, sasia e euros mbetet në nivele tepër të larta duke ndikuar te zhvlerësimi i saj në raport me lekun.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos