Çmimet e karburanteve në vend janë rritur. Në pikat e karburanteve nafta po shitet për 185 lekë për litër, ndërsa benzina për mesatarisht 188 lekë.
Në krahasim me mesin e korrikut, çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar mesatarisht me 9 lekë. Kjo në një kohë që çmimet e naftës së papërpunuar në bursë kanë mbetur thuajse të pandryshuara, ndërsa dollari, ndonëse me luhatje, po qëndron në nivelet më të ulëta historike në raport me lekun.
Ekspertët e lidhin shtrenjtimin e karburanteve me kërkesën e shtuar për shkak të lëvizjeve për sezonin veror. (A2 Televizion)