Rusia dhe Ukraina nisën me betejën e dronëve në qiell

Nga A2 CNN
1 Mars 2023, 17:16 | Bota
Rusia dhe Ukraina nisën me betejën e dronëve në qiell

Rusia dhe Ukraina po zhvillojnë një betejë dronësh në qiell. Zyrtarët në Moskë pretenduan se kanë shmangur një sulm masiv në Krimenë e aneksuar. “Kemi rrëzuar gjashtë dronë dhe çaktivizuar katër të tjerë”, njoftoi ministria ruse e mbrojtjes, duke sqaruar se nuk janë shënuar viktima apo të plagosur nga ky zhvillim.

Nga mediat në Moskë dhe Kiev janë raportuar dhe disa shpërthime në territorin e Rusisë. Por këshilltari kryesor i presidentit Zelensky, Mikhail Podolyak, tha se Ukraina nuk shënjestron territorin e Federatës Ruse, pasi po bën vetëm një luftë mbrojtëse.

Kësaj deklarate iu përgjigj zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili tha se nuk u beson fjalëve të regjimit të Kievit. Nga ana tjetër, edhe ushtria ukrainase ka rrëzuar një dron rusë në qiellin mbi kryeqytet dhe pesë të tjerë në qytetin Poltava.

Megjithatë disa shpërthime në janë dëgjuar Kiev, bashkë me sirenat e alarmit. Inteligjenca britanike ka dhënë alarmin se Moska po lëshon dronët e saj kamikazë nga rajoni rus Briansk dhe e konsideron këtë një rrezik të shtuar për Kievin.

Ndërkohë, fokusi kryesor i betejës në terren mbetet në Bakhmut. Kreu i mercenarëve rusë të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha se Ukraina po dërgon përforcime drejt kësaj betejë, ku sipas të cilit dhjetëra mijëra ushtarë kanë dhënë jetën.

“Gjakderdhja po bëhet më e madhe dita-ditës”, tha Prigozhin, një ndër miqtë më të afërt të presidentit rus, Vladimir Putin. Këshilltari i Zelenskit njoftoi se forcat ukrainase mund të bëjnë një tërheqje strategjike për në lindje të Bakhmut, nëse do të jetë e nevojshme.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos