Rusia thur elozhe për Erdogan: Lider i kalibrit tjetër

Nga A2 CNN
29 Janar 2023, 11:13 | Bota
Rusia thur elozhe për Erdogan: Lider i kalibrit tjetër

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës dhe kjo u vu re dhe në fillim të verës kur ai ndërmjetësoi rinisjen e eksportit të drithit nga portet ukrainase.

Gjithashtu, ai është përpjekur së fundmi të ndërmjetësojë dhe bisedimet për paqe mes dy vendeve, duke krijuar dhe tryeza të përbashkëta në vendin e tij.

Një vlerësim për rolin e Erdogan vjen nga vetë autoritetet ruse të cilët e cilësojnë atë si një lider të kalibrit tjetër. Në një reagim nga zv.ministri i jashtëm, Syromolotov, lideri turk vlerësohet për qëndrimin e tij të pandikuar nga presioni i perëndimit.

“Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është një lider i kalibrit të ndryshëm i cili pavarësisht presionit të jashtëm, me veprimet e tij tregon se është i gatshëm të ndjekë një politikë jo sipas udhëzimeve të vendeve të treta, por në përputhje me aspiratat e popullit të tij”, theksoi Syromolotov.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi