
Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, humbi betejën e radhës në Gjykatën e Apelit ku kishte ankimuar vendimin e shkallës së parë që e dënonte me burg për një rast korrupsoni.
Megjithatë, Sarkozy nuk do të dërgohet në burg pas Apeli vendosi që ish-presidenti ta kryejë dënimin në shtëpinë e tij.
Në vitin 2021, Sarkozy u dënua me 3 vite burg, përfshirë 2 që iu pezulluan nën akuzën se tentoi të influenconte te një gjykatës në lidhje me një çështje. Ai kërkoi informacion nga gjykatësi, duke i premtuar këtij të fundit se do t’i gjente një punë më të mirë.
Nicolas Sarkozy u zgjedho presidenti i Francës në vitin 2007. Administrata e tij mbahet mend për politikat e forta kundër emigracionit dhe u përpoq të reformonte ekonominë franceze gjatë një presidence të lënë në hije nga kriza financiare globale. (A2 Televizion)