Schwarzenegger: Trump nuk fiton. Republikanëve u duhet një fytyrë e re

Nga A2 CNN
27 Prill 2023, 18:50 | Showbiz
Schwarzenegger: Trump nuk fiton. Republikanëve u duhet një fytyrë

Ylli i Hollivudit, Arnold Schwarzenegger, është i sigurt që Donald Trump nuk do të futet më në Shtëpinë e Bardhë, edhe nëse, siç duket, ai do të jetë oferta e republikanëve në zgjedhjet e nëntorit 2024.

“Të jesh pretendent kryesor i një partie dhe t’i lësh ata të gërmojnë këtë gropë thellë e më thellë, do ta bëjë më të lehtë fitoren për demokratët. Është e trishtueshme të shohësh që ata nuk mund të dilnin me një talent të ri, me një fytyrë të re që është një njeri i pranueshëm, i shkathët, i zgjuar dhe që mund ta drejtojë këtë vend në një mënyrë republikane”, tha aktori me origjinë austriake në një intervistë ekskluzive për CNN.

Dana Bash: Mendoni se nuk ka shanse që ai të fitojë sërish?

Arnold Schwarzenegger: Jo.

Aktori pranoi se Trump edhe mund ta marrë kandidimin nga republikanët. “Më pas, kur të vijë puna te zgjedhjet e vërteta, shumë njerëz tashmë e kanë parë çfarë ka bërë ai si president dhe mendoj se shumica në ditën e zgjedhjeve, mendoj se do të shohin ndryshimin mes njërit apo tjetrit dhe më besoni, nuk jam i pari që e them, që është vërtet shumë mirë që Biden të jetë sërish president. Jo, por më besoni që nuk ka asnjë alternativë më të mirë kështu si duken gjërat tani”, tha ai. (A2 Televizion)

https://youtu.be/_JhqfuvsuM4

A2 CNN Livestream

Latest Videos