Seanca për rritjen e pagave, nënkryetarja e stresuar

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 15:55 | Aktualitet
Seanca për rritjen e pagave, nënkryetarja e stresuar

Nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj i ka shpëtuar një shprehje e papërshtatshme në seancën e sotme plenare ku u votua projektligji për rritjen e pagave.

E pavetëdijshme që mikrofoni i saj ishte ndezur, Felaj dëgjohet të thotë shprehjen ndërsa në duar kishte një sërë letrash që po u hidhte një sy të shpejtë.

Incidenti ndodhi teksa në Parlament vijohej me votimin e projektligjit për pagat dhe pikat e tjera të rendit të ditës.

Kujtojmë se gjatë seancës së sotme plenare, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 95 vota pro, 3 kundër, asnjë abstenim, projektligjin për rritjen e pagave të punonjësve të administratës, ku përfshihen edhe funksionarët e lartë shtetërorë, nga presidenti, te kryeministri, ministrat dhe deputetët.

Pesë deputetë nuk morën pjesë në votim edhe pse ishin prezent në sallë. Zbatimi do të nisë nga data 1 prill dhe mes 130 mijë punonjësve të administratës që përfitojnë. (A2 Televizion)

https://youtu.be/OP-u6-6qIdM

A2 CNN Livestream

Latest Videos