Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Schmid, do të vizitojë Tiranën më 24 mars për takime me zyrtarë të nivelit të lartë, parlamentarë, staf të OSBE-së dhe aktorë të tjerë në Shqipëri.
Siç njofton OSBE, Schmid do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, ministren e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, dhe Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Pritet po ashtu, që zyrtarja e OSBE-së të takohet me ligjvënës të Shqipërisë, përfshirë përfaqësuese të Aleancës së Grave Parlamentare, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Ajo do të zhvillojë gjithashtu takime me kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Guido De Sanctis dhe ekipin e tij.
Të enjten, në orën 11:20, Sekretarja e Përgjithshëm Schmid dhe ministrja Xhaçka do të mbajnë edhe një konferencë personalisht për mediat. (A2 Televizion)