Sëmundja e shekullit të kaluar, sa gjasa ka të zhduket? Harxhi: Trendi, në rritje

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2022, 23:29 | Sociale
Sëmundja e shekullit të kaluar, sa gjasa ka të zhduket? Harxhi:

Në Ditën Botërore kundër AIDS, mjeku infektolog Arjan Harxhi tregon në A2 CNN për situatën e kësaj sëmundje për të cilën po flitet gjithmonë e më pak, por që ende përfshin shumë të rinj, veçanërisht meshkujt.

Harxhi apelon për një kujdes më të madh edhe në Shqipëri. “ Çdo person që ka një marrëdhënie të re, që do të krijojë një familje, duhet ta bëj këtë testim, edhe pse në Shqipëri është një test vullnetar”.

Sipas mjekut, rendi sipas tij është në rritje. “Rastet e diagnostikuara në 5 vitet e fundit është në rritje, në dy-tre vitet e fundit janë rreth 100 raste të reja të diagnostikuara, këtë vit deri në tetor janë rreth 80 raste, dhe fakti që raste ka patur edhe në pandeminë e covid do të thonë që virusin e kemi midis nesh”.

Gjithsesi, Harxhi nënvizon se “vendi jonë nuk ka prevalencë të lartë, infeksioni nuk ka përhapje në grupet e rriskuara si ato të përdoruesve të drogave intravenoze, dhe është seksualisht i transmetueshëm në rastin e partnerëve të pasigurt. Opinioni të jetë i ndërgjegjësuar, të mbroj veten përmes sjelljeve mbrojtëse, dhe të testohet dhe të kërkoj ndihmë mjekësore. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/01/dita-boterore-kunder-hiv-aids-80-raste-te-reja-po-hetohet-infektimi-i-nje-foshnje-me-prinder-negative/

A2 CNN Livestream

Latest Videos