
Një tjetër lëkundje është ndjerë pak minuta më parë në Shqipëri. Epiqendra është e njëjta e tërmetit të natës së kaluar, 31 kilometra në jug-perëndim të Elbasanit, në afërsi të Belshit.
Sipas Institutit të Gjeoshkencës, lëkundja sizmike ishte me magnitudë 4.2 ballë, me koordinata 41°04' N dhe 19º 89' E, me thellësi 17 km dhe me epiqendër 5 km në veri-perendim të qytetit Belsh.
Sot në orën 1.25 në të njëjtën zonë u regjistrua një tërmet i magnitudës 4.5. (A2 Televizion)