Jemi mësuar që Za Fest të jehojë në Theth, por këtë herë do të jetë ndryshe. Pandemia rikonceptoi festivalin muzikor, por edhe teatral. Shkodra ka qenë shtëpia e Za Fest për këtë vit. Muzeu Etnografik i Dukagjinit, një ndalesë artistike.
Por, të gjitha këto do të mund t’i shijojmë vetëm “online”. Edhe këtë vit, muzika do të alternohet po aq bukur me rrëfimet e legjendave, leximin dhe interpretimin e poezive. Lidhja me natyrën mund të mos jetë aq e fortë këtë edicion, ku muzika dhe mesazhet rrëfehen përmes një filmi, por sipas Vlashent Satës, pikërisht pse pandemia na kushtëzon, çdo copëz të artit është një emocion që i zbut rrethanat në të cilat po jetojmë.
Edhe sipas ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, Za Fest nuk mund të mungonte në një kohë kur kemi nevojë për mesazhe të rrëfyera përmes artit. (A2 Televizion)