Një konflikt mes dy personave ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Sherri mes dy personave ka ndodhur në zonën e quajtur 'Kapelja' në Vlorë. Një 47-vjeçar është qëlluar me thikë, për shkak të sherrit që nisi për një telefon.
I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht është dërguar në spitalin e Vlorës. Pritet që Policia të dalë me një njoftim për ngjarjen në fjalë.
“Vlorë/Informacion paraprak: Goditi me mjet prerës (thikë), një shtetas, falë reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Policisë kapin autorin e dyshuar. Rreth orës 12:55, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. T., 34 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. M., 47 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë kapur autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. T., dhe e kanë shoqëruar atë në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë. Shtetasi E. M. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia e Vlorës. (A2 Televizion)