Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Shkrimtarit Ismail Kadare i jepet nënshtetësia kosovare

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 14:02 | Aktualitet
Shkrimtarit Ismail Kadare i jepet nënshtetësia kosovare

Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar sot dekretin për t’i dhënë shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, nënshtetësia e Republikës së Kosovës.

Sipas presidentes Osmani, dhënia e nënshtetësisë ikonës së letërsisë shqipe, shkrimtarit Ismail Kadare është nderim për shtetin e Kosovës për krijuesin, i cili vazhdimisht është pikë e rëndësishme referimi për shqiptarët kudo në botë.

“Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj ndihen të nderuar nga personaliteti i shquar i kombit, shkrimtari ynë i përmasave botërore, Ismail Kadare, i cili me krijimtarinë e tij ka afirmuar gjuhën, kulturën dhe traditën tonë”, citohet Osmani.

Dekreti i nënshtetësisë, shkrimtarit Kadare do t`i dorëzohet nga presidentja Osmani gjatë vizitës, e cila do të realizohet në Shqipëri në një periudhë të afërt.

Në qershor të këtij viti, presidentja Osmani, e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”, më i larti të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kulturës, artit, dhe shoqërisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani