Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë mesditë një vilë tre katëshe në lagjen Nr. 3 të qytetit të Kukësit.
Zjarri ka rënë në dy katet e pabanueshme të vilës, pasi dy të moshuar jetojnë vetëm në katin e parë të banesës. Fatmirësisht pronarët e moshuar të banesës kanë shpëtuar pa lëndime, pasi flakët nuk kanë prekur katin e parë të godinës.
Dy mjete zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe janë angazhuar për të parandaluar përhapjen e flakëve tek banesat ngjitur dhe shuarjen përfundimtare të zjarrit.
Nuk raportohet për dëme materiale pasi dy katet e sipërme të vilës kanë qenë në ndërtim e sipër. Brenda tyre gjendeshin vetëm materiale ndërtimi dhe sende të vjetra.
Në Kukës ky është rasti i parë i djegies së banesave që shënohet gjatë kësaj vere, ndërkohë që në masivet pyjore janë shënuar dy vatra zjarri. (A2 Televizion)