Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës hedhin firmat për ekonominë. Ministrja e Financave Anila Denaj firmosi memorandumin e bashkëpunimit ekonomik me Nënsekretarin e SHBA për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach.
Në komunikimin paraprak për median kryeministri Rama e cilësoi hap madhor në marrëdhëniet mes dy vendeve, që e bën Shqipërinë një adresë të besueshme për investimet amerikane. Po ashtu u firmos marrëveshja për mbështetjen e hidrocentralit të Skavicës, me ekspertizë, financim e teknologji amerikane. Nënsekretari amerikan vlerësoi rolin e kryeministrit Rama dhe në qëndrimin ndaj teknologjisë kineze 5G, marrëveshja për të cilën nuk firmos sot. (A2 Televizion)