105 vite nga Kongresi i Lushnjës, Balluku në shtëpinë muze, Spiropali me paraardhësit në Kuvend

Nga Arestina Skënderi
21 Janar 2025, 15:17 | Aktualitet

Nga shtëpia muze e Kongresit të Lushnjes, në kuadër të 105-vjetorit të një prej ngjarjeve më të rëndësishme të shtetit tonë, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku shprehu vlerësimet për të gjithë ata që kontribuan në themelin e parlamentarizmit shqiptar.

“Lushnja është krenare  dhe ju lushnjarët duhet të jeni akoma dhe më krenarë, pasi i keni ofruar Shqipërise në kohën më të vështire mundësinë e zhvillimit të këtij kongresi”, u shpreh Balluku.

Paralelisht në Tiranë, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ishte mbledhur me paraardhësit e saj në një aktivitet në sallën plenare, dedikuar parlamentarizmit dhe demokracisë. Sinkron..,

“Fryma e Kongresit nuk e fshehu orientimin e parlamentarizmit shqiptar drejt republikanizmit. Prandaj mund të themi se krijimi i Parlamentit të parë shqiptar shënoi një pikë kthese historike në formësimin e Republikës dhe përgjatë historisë së tij të dekadave të fundit, edhe në konsolidimin e demokracisë”, u shpreh kryeparlamentarja.

Spiropali theksoi se synimi kryesor i Kuvendit është që në legjislaturën e ardhshmem, Shqipëria të jetë anëtare e Bashkimit Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos