Përmbyten rrugët e brendshme të qytetit të Lushnjës. Për 30 minuta shi të rënë me intensitet të lartë i ka zënë papritur shoferët në rrugë.
Në disa akse makinat nuk mund të kalonin pasi niveli i ujit u rrit me 40 cm , duke bërë që shumë prej tyre të fikeshin në rrugë, raporton A2.
Më herët policia e shtetit apeloi drejtuesit e mjeteve për të treguar kujdes të shtuar për shkak të situatës së motit të keq me reshje dhe prezencës së ujit ën rrugë. (A2 Televizion)