“4 helikopterë për çdo emergjencë”, Ministri Vengu tregon planin e përballjes së emergjencave civile

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2026, 11:35 | Aktualitet

“4 helikopterë për çdo emergjencë”, Ministri

Shqipëria është në negociata për blerjen e dy avionëve zjarrfikës, ku synohet që një prej tyre të jetë operacional brenda këtij viti. Kështu u shpreh ministri Pirro Vengu në një konferencë për mediat, teksa foli për paketën e re të masave për forcimin e kapaciteteve të vendit në përballimin e emergjencave civile.

“Fuqizim i flotës tokësore. Kemi një kontratë në zbatim e sipër përmes KAYO dhe Timac Defence, për prodhimin e mjeteve të emergjencave civile dhe të specializuara për terrenet malore dhe pyjore. Këto mjete do t’i transferohen bashkive që kanë më shumë nevojë. Në këtë mënyrë fillon rinovimi i flotës kombëtare. Është në negociatë e sipër blerja e dy avionëve zjarrfikës, ato prodhohen për ne. Një element i negociatës është që të mundësojmë që ky element të vijë sa më parë, nuk e dimë nëse do të vijë për sezon. Synimi që në vitin 2027 t’i kemi të dy, por dhe pak më përpara. Të kemi minimalisht në çdo element katër helikopterë, për çdo emergjencë. Element i tretë është gatishmëria ekzistuese e të gjithë forcës ajrore”, tha Vengu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos