5 orët në SPAK apo lufta e brendshme në PS? Pse Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit

Nga A2 CNN
10 Tetor 2024, 12:36 | Aktualitet

Deputeti socialist Jurgis Çyrbja ka dorëzuar sot mandatin e deputetit, vendim ky që vjen dy ditë pas paraqitjes së tij në SPAK ku qëndroi për 5 orë. Gazetarja Fjorela Beleshi raportoi në Ditarin me Denisa Pashollin, se arsyet e lënies së mandatit të tij janë të paqarta, por sipas saj një nga arsyet mund të jetë lufta e brendshme në PS

“Arsyet e lënies së mandatit ende janë të pashpjeguara, ende nuk dihen, pavarësisht insistimit pse Çyrbja la mandatin e deputetit kur janë vetëm pak muaj nga zgjedhjet e ardhshme. Çyrbja do të duhej të garonte në listën e hapur se ka dy mandate deputeti. Përveç punës së drejtësisë ku nuk dihet se çka ndodhur për 5 orë, pasi Çyrbja ka qëndruar për mbi 5 orë. Nga ana tjetër lufta e brendshme e PS në zonën e Durrësit mund të ketë shërbyer për këtë vendim të tij”, raportoi gazetarja e A2.

Çyrbja është i treti deputet i Partisë Socialsite që ka lënë mandatin e deputetit në Qarkun e Durrësit, pas Lefter Kokës dhe Rrahman Rrajës. Zëvendësuesi i i tij do të jetë Erjon Meka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos