Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 67%
  • Mungesa e kohës 22%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 11%

7 mijë klandestinë në 2023, Shqipëria mbetet vend transit për në BE

Nga Marjo Brakaj
14 Mars 2024, 15:27 | Aktualitet

Flukset po bien, por Shqipëria vijon të konsiderohet vend tranzit për emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Të dhënat nga Ministria e Brendshme tregojnë se gjatë vitit të shkuar u kapën 6 mijë e 624 emigrantë të parregullt. Krahasuar me vitin 2022, hyrjet e paligjshme janë përgjysmuar, por gjithsesi ato mbeten mbi nivelet e periudhës së para pandemisë.

7 mijë klandestinë në 2023, Shqipëria mbetet vend transit

“Kjo nuk është një karakteristikë vetëm për Shqipërinë. Të dhënat e FRONTEX tregojnë se të gjitha vendet e Rajonit po përballen me flukse emigrantësh. Shifrat janë në nivele ende të larta”, thotë për A2 CNN, Armela Xhaho, studiuese e emigracionit. Sipas të dhënave, rreth 65 për qind e tyre kapen në pikat kufitare të vendit, ndërsa pjesa tjetër pasi kanë depërtuar në territor.

7 mijë klandestinë në 2023, Shqipëria mbetet vend transit

“Dhe kryesisht në kufirin Kapshticë-Kakavijë. Ky është një trend ndryshe nga vitet e mëhershme. Më parë, kapeshin rëndom edhe brenda territorit të Shqipërisë”, thotë Xhaho.

Të dhënat tregojnë se edhe ata që hyjnë brendësi të territorit, qëndrojnë për pak ditë në qendrat e refugjatëve dhe më pas largohen.

7 mijë klandestinë në 2023, Shqipëria mbetet vend transit

Numri i tyre nuk e kalon shifrën e 60 personave në muaj. “Ata e kanë rrugëtim kalimthi Shqipërinë. Nuk kërkojnë azil. Ata duan të ikin në Perëndim. Aty e kanë destinacionin e synuar”, thotë Xhaho.

Emigrantët e parregullt të kapur në Shqipëri, vitin e shkuar, janë kryesisht nga Siria, Maroku, Algjeria e shtete të tjera të varfra ekonomikisht ose në konflike dhe hyjnë në vend përmes pikave kufitare me Greqinë duke u përpjekur më pas që nëpërmjet veriut të vendit t’i drejtohen “Rrugës Ballkanike”, për t’u stacionuar më pas në “Perëndim”. 

7 mijë klandestinë në 2023, Shqipëria mbetet vend transit

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli