Edhe pse anuloi vizitën në kryeqytetin e festës së Ditës së Verës, kryeministri ka zgjedhur të urojë ndjekësit e tij me një foto nga Elbasani. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë uron për një pranverë të bukur.
“Mirëmëngjes dhe me ditën që paralajmëron më shumë diell e mbarësi, ju uroj një pranverë të bukur”, shkruan Rama krahas fotos.
Një ditë më parë, A2 CNN mësoi se kryeministri Rama anuloi vizitën e tij në qytetin e Elbasanit, në kuadër të festimeve për Ditën e Verës.
Për kryeministrin Rama, ishin planifikuar gjatë ditës së sotme dy orë qëndrimi në Elbasan.
Kreu i qeverisë do të merrte pjesë në disa aktivitete të organizuara në sheshe dhe parqet e qytetit për ta mbyllur takimin në një kafe me artistët elbasanas. Ndërsa në orën 12:00 do të largohej nga qyteti. (A2 Televizion)