Aksident në aksin Levan–Vlorë, përplaset një Fiat dhe rëndohet trafiku në autostradë

Nga A2 CNN
20 Qershor 2026, 09:12 | Aktualitet

Aksident në aksin Levan–Vlorë, përplaset një Fiat dhe

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në aksin Levan–Vlorë, ku një automjet tip Fiat është përfshirë në një përplasje në rrethana ende të paqarta. Si pasojë e aksidentit, në këtë segment është krijuar trafik i rënduar.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Fatmirësisht, nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të lënduar.

Ende nuk është përcaktuar nëse automjeti është përplasur me bordurat anësore të autostradës apo me një mjet tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos