Çdo punë e bërë me pasion, edhe pse mund të duket e dalë jashtë kohe, sërish nuk të lë pa të ardhura duke justifikuar mundin dhe sakrificën. E kush më mirë se Besim Lika nga Zvezda e Maliqit mund ta vërtetojë këtë, kur të thotë moshën dhe vitet e punës që ka bërë tërë jetën.
Por si kudo në fshatra të tjerë të vendit edhe Zvezda, që ka qenë një nga zonat me të njohura për mbarështimin e bagëtive, sot kjo traditë sa vjen dhe po shuhet.
Dhe këtë fakt e konstaton me keqardhje edhe bariu 77-vjecar. Sipas tij të rinjtë e sotëm nuk po mendojnë mirë.
Përveç të ardhurave dhe pasionit, besimi këtë punë e bën edhe për të mbajtur veten në formë. Dhe kjo i garanton Zvezdës që edhe për disa vite do ta ketë bariun e saj e bashkë me të edhe bagëtitë që i kullot çdo ditë
Vit pas viti i gjithë rajoni i juglindjes së vendit po zvogëlon numrin e bagëtive, dhe një nga arsyet është edhe mungesa e njerëzve që të zëvendësojnë barinj si Besim Lika. (A2 Televizion)