Besimtarët Bektashinj kanë festuar këtë të premte Sulltan Novruzin. Kjo është festa më e rëndësishme e bektashinjve, disa prej të cilëve zgjodhën kryegjyshatën botërore për të kryer ritet e tyre. Nga një qiri e lutje për çdo familjarë, dhe byreku me lekë janë elementet kryesore që shoqërojnë festën.
Në mesazhin përshëndetës, Haxhi Dede baba Edmond Brahimaj veç rëndësisë së bashkëjetesës fetare, e vuri theksin te të ndikimi i secilit për një shoqëri më të mirë.
Veç ripërtëritjes së madhe, në 22 mars është edhe ditëlindja e imam Aliut, sekretari i përgjithshëm i kryegjyshatës Botërore, Nuri Çuni tregon rëndësinë e kësaj feste.
Festa e Sultan Novrizit festohet edhe në Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore, Indi dhe Gjeorgji, por kryegjyshata botërore e Bekjtashijve është në Shqipëri, vendin e karakterizuar nga harmonia fetare. (A2 Televizion)