Albana Fico largohet nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ky është largimi i parë pas ardhjes së Albana Koçiut në krye të shëndetësisë.
Alma Cani është një nga emrat e përfolur për të marrë drejtimin e QSUT. Aktulisht, ajo mban postin e shefes së reanimacionit në spitalin "Shefqet Ndroqi". Drejtuesi i ri pritet të bëhet publik nga ministrja Koçiu rreth orës dy. (A2 Televizion)