Buxheti për arsimin, PD: Qeveria nuk mbajti premtimin për 5% të PBB. Manastirliu: Buxhet historik

Nga Ornela Joti
12 Nëntor 2024, 16:33 | Aktualitet

As në 2025 qeveria nuk do të përmbushë  një nga premtimet e saj për arsimin, për rritjen e buxhetit  të këtij sektori në  5% të prodhimit të brendshëm bruto. Edhe pas tre mandatesh qeverisës, arsimi  nuk do të marrë  më shumë se 2.36% të Prodhimit të Brendshëm Bruto ose thënë në shifra 62 miliard e 20 milionë lekë që për ministren Ogerta Manstirliu është cilësuar buxhet historik sa i përket rritjes me 18.8%  krahasuar me 2024.

Pas prezantimit të buxhetit nuk kanë munguar ironitë nga deputetet e opozitës veçanërisht  me buxhetin akorduar arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Gjithashtu kryetarja e komisionit të edukimit i kujtoi ministres së Arsimit një tjetër premtim të pambajtur të socialistëve, kampusin universitar të Tiranës. Pjesën më të madhe të buxhetit do ta marrë arsimi parauniversitar me 45 miliardë e 716 milionë lekë, ku sipas ministrisë së arsimit përfshihet rritja e pagave të mësuesve, trajnimet e tyre, projekti i koordinatorëve ne shkolla, sigurimi i teksteve falas dhe rishikimi i kurrikulave mësimore.

Ndërkohë arsimi i lartë së bashku me kërkimin shkencor do të marrin 18 miliardë e 421 milionë lekë, ku vetëm kërkimi shkencor merr 0.06% të totalit të buxhetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos