Shqipëria pritet të hapë një tjetër kapitull të negociatave me Bashkimin Evropian në 17 Dhjetor. Presidenca hungareze e Këshillit të Evropës njoftoi përmes një postimi në rrjetin social X se është dhënë aprovimi për mbajtjen e konferencës së tretë ndërqeveritare me vendin tonë.
“Ambasadorët kanë miratuar gjithashtu qëndrimin e përbashkët të BE-së për grupin 6: Marrëdhëniet e jashtme, duke lejuar që konferenca e tretë ndërqeveritare me Shqipërinë të mbahet më 17 dhjetor”, njofton nga Presidenca hungareze e Këshillit të Evropës.
It’s not over yet ❗
— Hungarian Presidency of the Council of the EU 2024 (@HU24EU) December 13, 2024
✅Ambassadors have also approved the EU Common Position on Cluster 6: External relations, allowing the third intergovernmental conference with Albania to be held on 17 December. Next week’s IGC will be the second one during the Hungarian presidency, echoing… pic.twitter.com/3Yl6qTYfJg
Pritet që ky kapitull i negociatave të mbyllet shpejt nga vendi ynë, pasi deri më tani Shqipëria e ka njehësuar politikën e jashtme me atë të BE.
Konferenca e dy ndërqeveritare Shqipëri-BE u mbaj në 15 tetor, duke hapur grup-kapitullin e parë të negociatave, ndërkohë të dyja palët kanë vendosur afatin 2030 për anëtarësimin. (A2 Televizion)