Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

Copëza dimri në pranverë, rikthehen reshjet e dëborës, luhatje të mëdha të temperaturave

Nga Tanja Porja
15 Mars 2024, 14:56 | Aktualitet

Dimri ende nuk ka ikur. Copëza të tij do t’i përjetojmë edhe në pranverë. Gjysma e dytë e muajit mars rikthen reshjet e dëborës dhe luhatjet e mëdha të temperaturave.

Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, tregon se deri në fund të marsit do të alternohen të dyja stinët bashkë.

Nga ditët pranverore në ato tipike dimërore, do të ketë ndryshime të temperaturave deri me 10 gradë. Ndërsa kjo fundjavë do të mbyllet me temperatura tipike pranverore dhe prani të vranësirave në zona të caktuara tw vendit.

Muaji i parë i pranverës thuajse gjithmonë karakterizohet nga luhatje të mëdha të temperaturave për shkak të pranisë së dy stinëve bashkë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë