Dosja e sterilizimit, SPAK mbyll hetimet për 8 persona, mes tyre ish-ministri Ilir Beqaj

Nga A2 CNN
15 Mars 2024, 11:09 | Aktualitet

Dosja e sterilizimit, SPAK mbyll hetimet për 8 persona, mes tyre

Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet për dosjen e koncesionit të sterilizimit në shëndetësi, duke ia dërguar dosjen gjykatës. SPAK pritet t’u komunikojë akuzat 8 personave të përfshirë në këtë çështje, mes të cilëve dhe ish-ministri Ilir Beqaj.

Deri tani, për koncesionin 100 milionë euro në arrest me burg janë lënë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Ndërsa Beqajn, Prokuroria e Posaçme e ka lënë në detyrim paraqitje.

Nëse gjykata pranon kërkesën e prokurorisë, Rrjepaj dhe Rrapaj do të gjykohen për akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikim dokumentesh apo mashtrim. Ndërsa ish-ministri Beqaj, për shpërdorim të detyrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos