Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

Dita e Verës në Elbasan, qyteti që bashkon shqiptarët në festë dhe përcjelljen e mesazheve

Nga Anxhela Celibashi
14 Mars 2024, 16:12 | Aktualitet

Elbasani u bë kryeqyteti i festimeve për Ditën e Verës. Që prej orëve të para të mëngjesit, bulevardi kryesor u mbush plot me qytetarë. Aktivitetet filluan me karnavalet e nxënësve, të cilët përmes veshjeve dhe pankartave përcollën mesazhet e tyre.

Ballokumja dhe verorja janë dy karakteristikat e kësaj feste. S'mund të quhet festë nëse nuk provon ballokumet e Elbasanit, çmimi i të cilave ka ndryshuar nga vjet. Gjatë bulevardit ishte i hapur edhe panairi i zejeve. Zonja Xhemile Bullari ka ekspozuar punimet e saj dhe thotë se ka ende shume interes për veshjet tradicionale.

Elbasanin e zgjodhën edhe qytetarë nga Shkodra e Kosova, të cilët shijuan festën dhe gatimet tradicionale. Por nuk munguan as incidentet. Rrugët e bllokuara sollën vështirësi në qarkullim.

Nga skena ku u zhvillua koncerti, u lëshuan thirrje të vazhdueshme për një fëmijë të humbur. Pas mesdite edhe numri i qytetarëve u pakësua, ndërsa për më të rinjtë koncerti ishte përmbyllja e Ditës së Verës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli