Komisioni Hetimor për Shëndetësinë nisi sërish pasditen e sotme ku pritet dëshmia e ish-ministrit Ilir Beqja i cili prej orës 10:00, ndodhet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Në një seancë të përfshirë nga debatet, kryetarja e këtij komisioni Albana Vokshi u kërkoi socialistëve që të lënë ish-ministrin të hapë kutinë e zezë.
“Gjykata e dinte situatën tuaj e dinte që do vinte dikush si zoti Ndreca që do bënte këto plane natën. E keni lënë Ilir Beqjan pa hapur kutinë e zezë. Nuk po e lini të hapë kutinë e zezë lëreni ta hapë”, tha Vokshi.
Ajo akuzoi socialistët se po bëjnë shoë dhe kanë pasur skenar të përgatitur për të penguar dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj.
“Është krejt e lexueshme lëvizja juaj, e nxorët me pranga me duar vetëm për të bërë shoë ndërkohë që ju nuk doni ta vijoni, nuk doni të merrni dëshminë, doni të fshini vjedhjet. S’doni të lëmë kohë të thirret Vilma Nushi e Edi Rama. Kjo është skenar i përgatitur, mendova se s’do arrinit deri aty sa ta sillnit me pranga në duar, të bënit shoë. E keni futur në ngërç, nuk u intereson zbardhja e kësaj, u intereson të fshihni pagesat për analiza të pakryera, për sete që duhet të kushtonin 4 euro dhe kushtojnë 400 euro. Dua t’u bëj thirrje lëreni të bëjë deklaratën paraprake, të na vërë në dispozicion prezantimin që Beqaj ka, të bëjë deklaratë kontenstuale dhe koncize që unë të vijoj me pyetjet e mia”, tha Vokshi.
Edhe deputeti demokrat Edmond Spaho akuzoi mazhorancën se do të pengojë punën ekomisionit hetimor, ndërsa foli ëpr parregullsi të mëdha për Check Up.
“Qëndrimi juaj është i qartë dhe tani e kuptojë pse s’doni që të vijë as Vilma Nushi dhe as Rama që të dëshmojë. Për Check Up ka parregullsi të mëdha, vazhdonte merrte pagesën për analiza të pa kryera, ka marrë 8 milionë euro të qytetarëve shqiptar, i ka marr Vilma Nushi dhe ju s’doni që ne të pyesim Vilma Nushin dhe Edi Ramën. Me një shkresë ministrie e keni zgjatur edhe një vit e gjysmë Check Up dhe tani po kërkoni që ta rinovoni edhe për 10 vite të tjera. Doja ta pyesja Beqajn si ka mundësi që aksionerët i kanë dhënë 40 për qind të aksioneve. Ato aksionet nuk i ka vetëm ai, ai ka pjesën e miut sepse pjesën e luanit e ka dikush tjetër. Po ku qenkan këta investitorë që të japin 40 për qind. Ju nuk keni dashur që ky komision të funksionojë që nga fillimi”. (A2 Televizion)