Dita botërore e shpendëve shtegtar! Unaza për zogjtë për të vëzhguar fluturimet e tyre

Nga A2 CNN
10 Maj 2024, 16:31 | Aktualitet

Ky zog i vogël, ra në  rrjetën e shoqatës së ornitologjisë. Prej aty, biologu, Erald Xeka mundohet ta nxjerr pa e lënduar që më pas të  bëj procesin e unazimit.

Vendosja e unazës identifikuese, bëhet kryesisht për shpendët shtegtar, por  këtë herë do e bëjmë një përjashtim.

Për të mos i shkaktuar stres  harabelin e mbahet në një çantë të vogël.

Në tryezën e studimeve, bëhen matjet e nevojshme për zogun që është kapur.  Shtegtarët dhe vendasit, për një biolog, dallojnë lehtësisht nga njëri tjetri.  Siç mund të dallohet edhe gjinia.

Pas matjeve, është koha e vendosjes së unazës, për të cilën Eraldi kujdeset të mos i shkaktojë asnjë problem në përditshmëri.

Me unazën në njërën këmbë, ai është i lirë të fluturoj sërish. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos