Drashovica në protestë kundër devijimit të burimeve të ujit, banorët bllokojnë rrugën nacionale

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 15:04 | Aktualitet

Drashovica e njohur në historinë e Shqipërisë për qëndresën e saj kundër pushtuesve, sot i është rikthyer protestave, por kësaj radhe kundër atyre që kërkojnë t’i tjetërsojnë atë që natyra i ka falur kësaj zone.

Bëhet fjalë për devijime të shumta të burimeve të ujit të Kuçit dhe Vjosës si dhe gjithë banorëve të lumit të Vlorës nga një projekt që synon të furnizojë me ujë bregdetin e bashkisë së Himarës.

Banorë të zonës të mbështetur nga ambientalistë të Vlorës dhe Tiranës kanë protestuar në Drashovicë, duke bllokuar edhe rrugën nacionale.

Për ambientalistin Sazan Guri, ky projekt më shumë se sa për të furnizuar Himarën me ujë, shkakton shpopullimin e zonës nga banorët e saj.

Kjo është protesta e dytë e zhvilluar dhe sipas banorëve asnjë reagim nuk ka ardhur për ndalimin e asaj që e cilësojnë si masakër natyrore.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu