Marrëveshja Shqipëri-Itali, Këshilli i Europës shpreh shqetësim: Ka mungesa ligjore

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 12:18 | Aktualitet

Marrëveshja Shqipëri-Itali, Këshilli i Europës shpreh

Këshilli i Europës shpreh shqetësim të madh për të drejtat e njeriut lidhur me marrëveshjen për emigrantët të nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë. Kështu raporton agjencia e lajmeve ANSA. Komisionerja për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, kritikoi atë që e quajti “një trend europian për zhvendosjen e përgjegjësive për azilin”, ndërsa përmendi shumë paqartësi ligjore.

“Në praktikë, mungesa e sigurisë ligjore ka të ngjarë të dëmtojë garancitë thelbësore të të drejtave të njeriut dhe përgjegjësinë për shkeljet”, shton Mijatoviç.

Këshilli i Europës shpreh shqetësim edhe për ndikimin që do të ketë kjo marrëveshje në operacionet e shpëtimit, identifikimin e personave vulnerabël, ndalimin automatik të refugjatëve pa një shqyrtim të duhur ligjor dhe qasjen në ndihmën ligjore.

“Zhvendosja e përgjegjësisë përtej kufijve nga disa shtete, nxisin dhe vende të tjera që ta bëjnë këtë, gjë e cila rrezikon të krijojë një efekt domino që mund të minojë sistemin europian dhe global të mbrojtjes ndërkombëtare”, nënvizon më tej komisionerja.

Rekomandimi për vendet anëtare është që të vazhdojnë të fokusohen në përmirësimin e sistemit vendas të azilit dhe pritjes së refugjatëve dhe të mos bëjnë diskutime për zhvendosje të përgjegjësive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos