Dhuna ndaj 3-vjeçares, zbulohen dhe 23 kopshte të tjera në vend pa licencë

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 11:29 | Aktualitet
Dhuna ndaj 3-vjeçares, zbulohen dhe 23 kopshte të tjera në vend
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu

Pas rastit të dhunës ndaj 3-vjeçares, janë ushtruar kontrolle intensive në 90 kopshte dhe çedhe në vend, nga të cilat, 23 prej tyre kanë rezultuar pa licencë. Nga këto 23 kopshte, 8 prej tyre nuk kishin aplikuar fare, 2 prej tyre u ishte refuzuar leja, e ndërsa 13 të tjera ushtronin veprimtarinë e tyre si qendra me shërbim ditor, në kundërshtim me ligjin.

Nga kontrollet e këtyre ditëve, që në momëntin e ngritjes së grupeve të Task Forcës, janë inspektuar 90 subjekte kopshte jo-publike apo me veprimtari arsim parashkollor për fëmijë të grupmoshës 3 – 6 vjeç. Është konstatuar se: 67 kopshte jo publike ushtrojnë veprimtarinë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe përmbushin kriteret e ligjshmërisë. 8 subjekte jopublike (kopshte) rezultojnë të mos kenë aplikuar pranë MAS për licensimin përkatës dhe 2 subjekteve i është refuzuar licensimi, për të cilat inspektorët në DPAP po kryen verifikimet e nevojshme dhe në përfundim do të merren masat përkatëse sipas legjislacionit në fuqi. 13 subjekte jo-publike rezultojnë se e ushtrojnë veprimtarinë, me statusin e qendrave ditore apo komunitare për fëmijët. Pra këto struktura ofrojnë shërbime për fëmijët 3-6 vjeç bazuar në një kuadër tjetër rregullator dhe monitorohen nga struktura të tjera shtetërore sipas legjislacionit në fuqi. Pra nuk rezultojnë të pajisura me liçensën për kopësht pasi ushtrojnë veprimtari në një tjetër fushë të lëgjislacionit", tha Manastirliu.

Për këtë arsye, ministrja Ogerta Manastirliu, i urdhëroi që të pajisen me licencë, në të kundërtën do të merren masa.

Ndëshkimi do të jetë gjobë nga 500-1 mln lekë deri në mbylljen e tyre.

"Në rast të mos-plotësimit të dokumentacionit dhe pajisjes me licencën përkatëse, do të vijohet me masat administrative që parashikon ligji, gjobë në vlerën nga 500 mijë deri në 1 milion lekë të reja dhe ndërprerje e menjëhershme e veprimtarisë. Paralelisht praktikat do t’u referohen organeve kompetente bazuar në legjislacionin në fuqi". përfundoi ministrja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos