Çështja “Partizani”, Fatmir Bektashi në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2023, 11:42 | Aktualitet

Çështja “Partizani”, Fatmir Bektashi në SPAK,

Sipërmarrësi Fatmir Bektashi ka qëndruar vetëm disa minuta në ambientet e SPAK, ku ka detyrimin të paraqitet në lidhje me hetimin për çështjen “Partizani”. Ndërkohë që të gjithë gazetarët prisnin një përgjigje, Bektashi ka zgjedhur të flasë me “mimika”, duke mos dhënë asnjë shpjegim, situatë që ka shkaktuar edhe të qeshura.

Kujtojmë që sipas SPAK, Bektashi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, pasi është pikërisht ai që ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezi për arritjen e qëllimit, i cili ka qenë shfrytëzimi i territoreve sportive Partizani për kryerje ndërtimesh.

Kompania Homeplan u themelua në vitin 2008 me themelues dhe ortak të vetëm Fatmir Bektashin. Deri në vitin 2018, Bektashi rezultonte pronar i vetëm në kompani, por në këtë vit, një kontratë e vitit 2014 u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në të cilën, Bektashi rezulton se ka shitur 60% të aksioneve. Kontrata e shitjes, e depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregon se Malltezi kishte blerë 35% të aksioneve të kompanisë përkundrejt vlerës nominale prej 35 mijë lekësh.

Kjo duket se ka shtyrë prokurorinë të konkludojë se përfitimi i miliona eurove dividente nga kjo kompani nga ana e Malltezit përbën përfitim të paligjshëm ndërsa skema e shitjes së aksioneve me vlerë nominale përbën mekanizmin e përdorur për fshehjen e transaksionit për pagesën e përfitimit, pra mekanizmin e pastrimit të produkteve të veprës penale.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli