Faik Basha ngre alarmin: Krimi po kërcënon fëmijët e deputetëve, gjyqtarëve e policëve

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2024, 13:18 | Aktualitet

Faik Basha ngre alarmin: Krimi po kërcënon fëmijët e

Faik Basha, sekretar për çështjet e Sigurisë në Partinë e Lirisë, është shprehur se eksponentët e krimit të organizuar në Shqipëri po kërcënojnë deputetët, gjyqtarët, drejtuesit e lartë të Policisë dhe fëmijët e tyre.

Komentet Basha i bëri teksa ishte i ftuar në “Ditari” nga Erion Dushi në A2 CNN, ku tha se qytetarët duhet të bëhen bashkë kundër krimit të organizuar, që sipas tij ka marrë peng vendin.

Ai tha gjithashtu se situata e sigurisë në Shqipëri është shumë larg standarteve europiane, ku nuk la pa përmendur edhe vrasjet e ndodhura në Shkodër disa ditë më parë, shkruan A2 CNN

“Ne prekemi të gjithë nga cënimi i sigurisë, nuk janë vetëm qytetarët e Shkodrës. Nuk janë vetëm ata qytetarë që kanë humbur jetën nga veprimet e bandave në Shqipëri. Janë fëmijët e deputetëve, fëmijët e policëve që janë kërcënuar.

Mos të harrojmë se janë vetë drejtuesit e Policisë që kanë marrë kërcënime serioze për jetën, janë fëmijët e tyre që janë kërcënuar, janë gjyqtarët dhe fëmijët e tyre që janë kërcënuar.

Vetëm kjo duhet të na bëjë bashkë që ne të vendosim rend dhe siguri. Jemi shumë larg standarteve të sigurisë dhe unë kam dorëzuar detyrën për këtë fakt”, tha Basha.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos