“Faktor kyç për integrimin”, Rama mbledh Administratën: Falë jush do anëtarësohemi më shpejt se rajoni në BE

Nga Marinela Lina
9 Shkurt 2024, 19:38 | Aktualitet

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar administratën publike si një fakton kyç për integrimin e vendit drejt BE-së. Mbylljen e procesit screening mes Tiranës dhe Brukselit qeveria ja dedikon administratës. Teksa i mblodhi në një konferencë të gjitha bashkë, kryeministri tha se falë këtij sektori, vendi do të anëtarësohet më shpejt se rajoni në BE.

Procesi screening, personalisht kam qenë i shqetësuar kur filloi procesi. Nuk e kam besuar që administrata jonë do të mund të nxirrte nga vetja një skuadër kombëtare aq të madhe sepse të pafundme janë pikat mbi të cilat procesi duhet të kalonte dhe do të na zbardhte faqen me superlativa në Bruksel. Mund t’ia dalim të anëtarësohemi më shpejt se të tjerët në rajon falë kësaj administratë", u shpreh Rama.

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi u bë pjesë e konferencës përmes një video-mesazhi. Teksa përgëzoi punën e administratës tha se ende ka disa kushte për t’u plotësuar.

Janë bërë përparime në digjitalizimin e shërbimeve. Por garantimi i aksesit për të gjithë mbetet thelbësor. Transparenca dhe kapaciteti janë përparuar duhet të shtrihet tanimë në legjislacion të dytë. Dhe mbikëqyrja e parlamentit mbi qeverinë duhet të forcohet. Ekzistojnë dispozita në fuqi për rekrutimin dhe promovimin e bazuar në merita në ligjin për shërbimin civil. Duhet të zbatohen në vijimësi”, tha Varhelyi.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni ndau në këtë konferencë rezultatet e një pyetësori të zhvilluar për shërbimin në administratë.

Si kryeministri edhe ministrja për administratën publike deklaroi se kushtet e punonjësve në administratë do vijojnë të përmirësohen që nga rritja e pagave e deri te bonuset. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos