Iu bë mbrëmë atentat, flet “shënjestra”: Nuk ka asnjë problem, s’di kush mund të jenë autorët

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2024, 10:26 | Aktualitet

Iu bë mbrëmë atentat, flet “shënjestra”: Nuk ka

Selami Brahimi, të cilit iu bë mbrëmë një atentat, por që fatmirësisht iu shpëtoi plumbave, ka treguar se nuk ka parë asnjë nga autorët.

Në dëshminë e tij të dhënë për uniformat blu, Selami ka thënë se nuk ka asnjë problem me askënd dhe për rrjedhojë nuk e di kush mund të jenë autorët.

“Unë sapo lashë mbesën time te një punonjës që është afër picerisë. Sapo jam ulur poshtë më kanë qëlluar. Kam shpëtuar për mrekulli sepse në atë moment jam kthyer dhe plumbi më kapi fytyrën sepse ndryshe mund të më kishin qëlluar në kokë. Nuk kam arritur që të shoh asgjë. Nuk kam asnjë problem me askënd dhe nuk e di kush mund të jenë autorët. Po ashtu, nuk kam arritur që të shoh asnjë makinë apo mjet tjetër të autorëve. Nuk kam pasur asnjë kërcënim apo problem, ndaj nuk e kam idenë se kush më ka qëlluar dhe për çfarë arsye”, mësohet të ketë thënë i plagosuri.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë rreth orës 17:55, në lagjen “10 Korriku". Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po këqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos