Uji Glina feston 50 vite histori në tregun shqiptar

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2024, 19:49 | Aktualitet

Uji natyral mineral Glina festoi në një mbrëmje gala, në Pallatin e Kongreseve, 50 vite histori në tregun shqiptar. Një rrugëtim i gjatë dhe i mbushur plot emocione i ujit Glina i cili u festua me një koncert mjaft të këndshëm e të paharruar.

Nën drejtimin e Ardit Gjebreas, regji të Aldon Lipes dhe skenar të Kozeta Kurtit, udhëtimi në kohë i Glinës, brandit më të vjetër shqiptar, erdhi përmes një koncerti artistik me muzikë të përzgjedhur shqiptare të këtyre 50 viteve. Miq dhe të ftuar ndanë histori e kujtime me ujin Glina, ndërsa studiues të vlerave kurative të tij, risollën fakte shkencore të aprovuara nga shumë kongrese mjekësore që tregojnë ndër vite vlerat e rralla kurative të tij, çka e bëjnë Glinën një mrekulli të natyrës shqiptare.

Uji Glina, me përmbajtje unike minerale dhe kaq i dashur për të gjithë, bëri bashkë krejt natyrshëm disa prej artistëve me të mirë të skenës si Petrit Lulo, Liljana Kondakçi, Bashkim Alibali, Rona Nishliu, Anxhela Peristeri, West Side Family, Martin Pano, e talentuara Armina e vogël dhe me pjesëmarrjen ekskluzive të artistes Mira Konçi, e cila erdhi nga SHBA posaçërisht për 50 vjetorin e Glinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos