Kërkoi të marrë pjesë në seanca, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës, avokati: Pa ndryshuar porosia e Ramës nuk ndryshon vendimi

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2024, 16:29 | Aktualitet

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të mund të dalë nga "arresti i shtëpisë" për të shkuar dhe marrë pjesë në seancat plenare më parlament. Gjykata e Posaçme refuzoi ankimin e bërë prej tij, kundër vendimit të SPAK, që i rrëzoi më herët këtë pretendim. Për avokatin e Berishës, Genci Gjokutaj, vendimi i gjykatës ishte njw puç kushtetues.

“Porosia e Edi Ramës për të penguar Berishën në kuvend u realizua përmes vendimit të sotëm të gjykatës e cila rrëzoi kërkesën tonë për t’i dhënë leje Berishës që për të shkuar në kuvend, ky është një puç kushtetues, janë shkelur kushtetuta dhe ligjet. GJKKO e SPAK kanë konceptin që Berisha është një punëmarrës dhe si tillë nuk mund të lejohet të shkojë në punë. Berisha është deputet i kuvendit dhe pjesëmarrjen në seanca e ka detyrë funksionale. Ata të vazhdojnë të tyren ne do të vazhdojmë betejën tonë. Edhe praktikat e Strasburgut dhe argumentimi që ne bëmë nuk arriti dot gjykata të konkludonte. Pa ndryshuar porosia e Ramës nuk ndryshon vendimi i kësaj gjykate”, u shpreh Gjokutaj.

Pas seancës së kaluar në GJKKO, që dështoi për mosnjoftimin e Berishës, avokatët thanë se qëllimi final i gjykatës ishte djegia e mandatit të tij të deputetit.

Ish-kryeministri nën hetim nga SPAK për "korrupsion" në dosjen "Partizani" qëndron në "arrest shtëpie" prej 30 dhjetorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos