Moti i keq, ndalohet për 4 ditë lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2024, 21:15 | Aktualitet

Moti i keq, ndalohet për 4 ditë lundrimi i mjeteve të vogla dhe

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se tre ditët në vijim do të ketë probleme si pasojë e kushteve të motit, të cilat do të reflektohen dhe në aktivitetin detar. Për këtë shkak ndalohet për 4 ditë lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit, ndërsa anijet e pasagjerëve do të vijojnë normalisht.

“Të ndalohet dhënia e leje - nisjes gjatë datave 09-10-11-12.02.2024duke filluar nga ora 14:00 datë 09.02.2024 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar dhe të jenë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre”, thueht në njoftim.

Drejtoria Detare kërkon bashkëpunimin e të gjithë subjekteve për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datave 09-10-11-12.02.2024 !

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 09-10-11-12.02.2024  duke filluar nga ora 14:00 datë 09.02.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 8-9 deri 10bft me shpejtësi ere deri 35-45m/s dhe lartësi dallge nga 3.50 deri 4.50 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

????të ndalohet dhënia e leje - nisjes gjatë datave 09-10-11-12.02.2024     duke filluar nga ora 14:00 datë 09.02.2024 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar dhe të jenë njoftuar për marjen e masave për sigurimin e tyre.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete momentalisht do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse, nëse do të ketë ndryshime oraresh apo ndërprerje të lundrimit do të njoftojmë .

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 12.02.2024"

A2 CNN Livestream

Dita jonë