Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 67%
  • Mungesa e kohës 22%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 11%

Fermerët e luleshtrydhes kërkojnë subvencione reale: Të ngrihen linja përpunuese

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
4 Mars 2024, 14:38 | Aktualitet


Fushat e Frakullës dhe Kafarajt në qarkun e Fierit janë një nga dy zonat kryesore të kultivimit të luleshtrydhes në vend, ku shumë familje fermerësh kanë investuar në sera për prodhimin e këtij fruti.

Por cilat janë kërkesat e fermerëve të luleshtrydhes për t’iu përgjigjur kërkesave gjithnjë e në rritje të tregut, si dhe për të shtuar sipërfaqet e mbjella, ashtu edhe për të rritur dhe përshtatur cilësinë e frutit? “Në Greqi të numërojnë rrënjët e ullirit dhe krerët e dhive. Këtu të dalë kryeplaku e t'i numërojë dhe në bazë të saj të bëjë shteti subvencionimin. Jo të bëjë një hektar, me kaq ne të vdekur jemi”, thotë një kultivues.

Të tjerë fermerë shprehen se ka ardhur koha që luleshtrydhja e kësaj zone të certifikohet me markën e saj si dhe të ngrihet edhe një industri e përpunimit të saj.

Luleshtrydhja e kultivuar në vendin e tonë është e kërkuar në tregjet europiane, edhe pse fermerët shpesh ankohen si për çmimin ashtu edhe për kostot e kultivimit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli